Ballina Ekonomi

Bonot e thesarit me afat 3-mujor me yield prej 1%

TIRANË, 9 tetor /ATSH/ Banka e Shqipërisë bën të ditur se, në ankandin e së martës bonot e thesarit me afat 3-mujor u emetuan me interes mesatar prej 1%, me një rritje të lehtë nga niveli 0.93% i ankandit të mëparshëm.

Sipas BSH-së, bonot e thesarit me maturim 12-mujor u emetuan me interes (yield) mesatar në nivelin 1.77 %, po aq sa në ankandin e mëparshëm.

Ndërkohë rritje e lehtë u shënua në kuponin e obligacioneve dyvjeçare, që u rrit në 2.2% në muajin shtator, nga 2.08% që kishte qenë në ankandin e mëparshëm, të zhvilluar në korrik.

Banka e Shqipërisë bën të ditur se, aktualisht tregjet financiare paraqiten të qeta dhe normat e interesit mbeten në nivele të ulëta, si në tregun e financimit të borxhit të qeverisë, ashtu edhe në huadhënien për sektorin privat. /j.p/

 

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakNë prag të Maratonës së Tiranës, mirëmbajtje sinjalistikës së çdo rruge
Artikulli tjetërBasha takon ambasadorin holandez: Shkelje e çdo standardi në zgjedhje