Ballina Flash

Veliaj uron homologun e Bolonjës për detyrën e re

TIRANË 8 tetor /ATSH-I.Vata/ Kryetari i bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj përmes një postimi në Twitter uron për detyrën e re kryebashkiakun e Bolonjës, Matteo Lepore. Veliaj shkruan se do vijojë bashkëpunimi mes dy qyteteve, ashtu si më parë.

“Urime Matteo Lepore, kryetar i Bashkisë së Bolonjës.

Qytet i dijes dhe progresit. Jam i sigurt që do kemi vazhdueshmëri të raportit fantastik me qytetin e Bolonjës, ashtu siç e kemi pasur edhe gjatë mandatit të mikut tim, Virginio Merola”, shkruan Veliaj në Twitter.

Statusin e Veliajt e ka ripostuar në Twitter kryebashkiaku i ri i Bolonjës ku shkruan: “Falemindarit kryetarit të Bashkisë Tiranë, Erion Veliaj. Mezi pres që të njihemi”.

/j.p/r.e/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakPRAGË – Kryeministri Babis nën presion teksa nisin zgjedhjet parlamentare
Artikulli tjetërFOKUS – 12 vende të BE-së kërkojnë ngritjen e mureve në kufijtë e tyre përballë flukseve migratore