Ballina Flash

Astro, roboti që mbikëqyr shtëpinë

ROMË, 8 tetor /ATSH-ANSA/ – Amazon ka prezantuar në SHBA një robot, i emërtuar Astro, që pritet të jetë automati i parë vendas për familjen.

Roboti, që të kujton shumë protagonistin e filmit vizatimor Ëall-E, është i pajisur me një aparat periskopik që i lejon atij të zgjerojë fushën e tij të shikimit dhe, gjithashtu, të kontrollojë atë që ndodh përtej lartësisë së tij, te njerëzit, kafshët dhe objektet.

Detyra e tij kryesore është, në fakt, ajo e mbikëqyrjes në shtëpi, duke u mbështetur edhe nga shërbimi i abonimit Protect Pro by Ring, që automatikisht bën thirrje për ndihmë në rast urgjence.

Është sikur të kesh një pajisje Alexa që lëviz nëpër shtëpi.

Astro u përgjigjet komandave zanore, mund të funksionojë si një orë me zile ose të shërbejë për të marrë lajmet më të fundit dhe informacionin e motit, përveç gamës së gjerë të veçorive përmes “Skill” të Amazon.

Duke pasur parasysh praninë e kamerave dhe mikrofonit, Astro gjithashtu mund të veprojë si një terminal për videothirrje hyrëse dhe dalëse, duke përdorur aplikacionet e telekonferencës së pajtueshme me Alexa.

Vëmendje e veçantë i kushtohet privatësisë: pronarët mund të përcaktojnë zona përtej të cilave roboti nuk mund të shkojë dhe të fikin LED-të, ekranin dhe mikrofonat, në periudha të caktuara të ditës./ /ervo/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakForcimi i organeve të reja të drejtësisë, Manja takon ambasadorin italian
Artikulli tjetërFOKUS – Konsumi global i energjisë 50 për qind më i lartë deri në vitin 2050