Ballina Flash

IN MEMORIAM – 10 vjet pa Steve Jobs

NJU JORK, 4 tetor /ATSH–ANSA/ – “Ji i uritur, ji i çmendur” është mesazhi që Steve Jobs u la amanet të rinjve në fjalimin e tij të famshëm drejtuar studentëve të Universitetit të Stanfordit.

Bashkëthemeluesi i Apple ndërroi jetë më 5 tetor 2011 në moshën 56-vjeçare nga kanceri në pankreas dhe është bërë simbol i inovacionit dhe krijimtarisë.

Miti i tij mbetet gjallë edhe 10 vjet pas vdekjes së tij.

Shumë argumentojnë se vizioni i tij dhe trashëgimia e tij ende e lejojnë gjigantin Cupertino të jetë një pikë referimi në sektorë të ndryshëm, nga telefonat inteligjentë deri tek kompjuterët.

Ndërsa kompania në 10 vitet e ardhshme mund të përgatitej përsëri për një ndryshim drejtimi, me lamtumirën e Tim Cook.

Figura e tij karizmatike, një kurorë e përjetshme me xhinse dhe një xhup i zi, ende nuk është zëvendësuar në imagjinatën e zakonshme.

Ndoshta vetëm Elon Musk, me vizionin dhe paskrupulltësinë e tij, mund të ndezë entuziazëm të ri.

Steve Jobs, i lindur në San Francisko më 24 shkurt 1955, me prejardhje siriane nga ana e babait të tij, nuk u rrit nga prindërit, por u dha për birësim.

Disa vjet më parë artisti britanik Bansky e portretizoi atë, me një kompjuter dhe një çantë mbi supe, në kampin e refugjatëve në Calais, në Francë, për të tërhequr vëmendjen ndaj krizës së refugjatëve.

”Kompjuteri është një biçikletë për mendjen”, pat thënë Jobs.

Ai ishte gjithashtu themeluesi dhe CEO i ”Pixar Animation Studios” para blerjes nga kompania ”Walt Disney”, duke ndjerë në vitet 1980 se industria e argëtimit dhe përmbajtjes do të shpërthente, pikërisht ashtu siç ndodhi.

“Nuk ka ditë që ne të mos mendojmë për Steve Jobs, ai do të jetë gjithmonë ADN e Apple”, tha Tim Cook disa vjet më parë, duke përuruar teatrin kushtuar Jobs në Apple Park, selia e re e kompanisë Cupertino në të cilën themeluesi i saj kishte punuar deri në fund./ /os/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakKonferenca më e madhe e nanoteknologjisë në botë, për herë të parë në Tiranë
Artikulli tjetërShkëmbimet tregtare me Spanjën, 22.8 miliardë lekë