Ballina Flash

Shtim i kafshëve të egra në pyje, dreri shfaqet në kurthin e kamerave

TIRANË 29 shtator /ATSH-I.Vata/ Monitorimi i parë i faunës së egër të natyrës së egër shqiptare i mundësuar nga Fondacioni i Gjitarëve të Evropës, ka konstatuar shtimin e kafshëve të egra dhe kryesisht të drerit.

Lajmi bëhet i ditur nga Shoqata e Ruajtjes dhe e Mbrojtjes së Mjedisit Natyror në Shqipëri

“Në kurthin e kamerave, një perlë e fshehur e natyrës u shfaq para kurtheve të kamerave, dreri”, thuhet në njoftim.

Natyra shqiptare, njihet për shtrirjen e gjerë të bjeshkëve me pyje të dendura dhe fushave me sipërfaqe të mëdha. Kafshët e egra janë në habitatin e tyre, pasi diversiteti i bimëve dhe shumëllojshmëria e kafshëve e bën natyrën shqiptare shtëpinë e shumë kafshëve e kryesisht të drerit, i njohur në vend si “kaproll”.

Dreri është një kafshë e egër e pranishme edhe në territorin shqiptar. Dreri, preferon zonat e pyllëzuara dhe livadhet me lartësi të madhe. Trupi dhe këmbët e tij të shkathta i lejojnë krijesës të lëvizë me shpejtësi nëpër pyje dhe të kapërcejë lehtësisht barrierat natyrore, siç dhe shihet në video.

Ligji për monitorimin e gjuetisë ka bërë të mundur shtimin e kafshëve të egra në tërësi dhe madje dhe të drerit, që ishte një specie e rrezikuar.

Bashkëpunimi midis organizatave joqeveritare, institucioneve publike dhe atyre kërkimore përbën një prej modeleve më të suksesshme të ruajtjes së natyrës, i cili vlen të ndërmerret edhe në zona të tjera të mbrojtura në Shqipëri.

Ky monitorim u mbështet nga Fondacioni i Gjitarëve të Evropës.

/r.e/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakBalla: Nga java tjetër, deputetët në komisione me distancë fizike e certifikatë vaksinimi
Artikulli tjetërBRUKSEL – Borrell: Bashkëpunim BE-Kinë pavarësisht mosmarrëveshjeve