BERLIN, 28 shtator /ATSH–ANSA/ – Zgjedhjet parlamentare në Gjemani u shoqëruan me rrëzimi i së majtës ekstreme si edhe me frenimin e ultra së djathtës.
Vota gjermane postMerkel dëshmon se Gjermania nuk është më pre e ekstremizmit dhe radikalizmit.
”Tashmë Gjermania është e qëndrueshme”, theksoi pretendenti për kancelar Olaf Scholz, ndërkohë që ka ende paqartësi për faktin se kush do të bëhet kancelar dhe si do të jetë koalicioni i ardhshëm.
Aktualisht, është e qartë se në katër vitet e ardhshme lokomotiva ekonomike e Europës do të udhëhiqet nga një koalicion prej tri partish, jo më me dy, dhe kjo nuk do ta bëjë atë një partner më pak të besueshëm në Evropë.
Partitë kundër sistemit nuk kanë peshë dhe kjo është shumë pozitive.
Me 4,9% (në 2017 ishte 9,8%) ”Die Linke” arriti një rezultat katastrofik, madje rrezikon të largohet nga Parlamenti.
Për të shpëtuar të majtën ekstreme ishin tre nga pesë mandatet e drejtpërdrejta të fituara (njëra është ajo e Gregor Gysit në Berlin), të cilat do të mundësojnë që partia gjithashtu të jetë në gjendje të llogarisë pjesën e saj proporcionale dhe të ketë mbi 30 vende në Bundestag.
Në krahun e kundërt të Bundestagut, ultra të djathtët e Afd-së kanë regjistruar një frenim duke marrë 10,3% të votave kundrejt 12,6 të katër viteve më parë.
Dhe ishte edhe më keq në landin e Mecklenburg-Pomerania, ku triumfuan social-demokratët.
Drejtuesit e ”Alternativa për Gjermaninë” treguan përsëri ndarje të qarta, pasi eurodeputeti Jorg Meuthen pyeti në një konferencë shtypi nëse do të ishte apo jo një veprim i zgjuar për të vënë në agjendë daljen e Gjermanisë nga BE.
Sipas Meuthen, i cili nuk e ka sqaruar ende nëse ka ndërmend të rikandidojë për udhëheqjen e partisë, Afd duhet të rishikojë profilin e saj.
Partia është plotësisht e izoluar, si në nivelin federal ashtu edhe në atë administrativ dhe askush nuk dëshiron të merret me të.
Për më tepër, në Bundestagun e ardhshëm, Afd nuk do të jetë më partia e parë e opozitës./ /os/






















