Ballina Ekonomi

Bankat refuzuan 16% të aplikimeve për kredi

TIRANË, 26 shtator /ATSH/ Bankat tregtare në vend refuzuan rreth 16% të aplikimeve për kredi, në gjysmën e parë të këtij viti.

Banka e Shqipërisë bën të ditur se, kjo normë ka shënuar rënie krahasuar me gjashtëmujorin e një viti më parë, çka tregon për një lehtësim të ofertës për kredi nga sektori bankar.

Për bankat me kapital të huaj norma totale e refuzimit të aplikimeve për kredi është 21.1%. Ndërsa për bankat me kapital vendas norma e refuzimit të kredive shënoi 8.3%, nga niveli 7% që ishte në gjashtëmujorin 2020.

Gjatë gjashtëmujorit të parë 2021, bankat raportuan se kanë marrë në shqyrtim gjithsej 67 mijë aplikime për kredi. /a.a/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprak“Agro Puka”, ekspozohen 200 produkte bio për banorët e zonës dhe vizitorët
Artikulli tjetërLehtësohet trafiku, hapet për qarkullim aksi Ura e Lanës deri te Pallati me Shigjeta