SEUL – Koreja e Veriut lëshon sërish dy raketa balistike

SEUL, 15 shtator /ATSH-DPA/ – Koreja e Veriut lëshoi ​sërish sot ​dy raketa balistike në det, tha ushtria e Koresë së Jugut, dy ditë pasi Pheniani pretendoi se kishte testuar raketa të reja me rreze të gjatë veprimi.

Lëshimet i dhanë fund pauzës gjashtëmujore të Koresë së Veriut në testimin e armëve dhe ndezi tensionet e reja në Gadishullin Korean.

Në një deklaratë, shefat e Përgjithshëm të Shtabit të Koresë së Jugut (JCS) thanë se të paktën dy raketa balistike u lëshuan nga pjesa qendrore e Koresë së Veriut drejt Detit të Lindjes, i njohur gjithashtu edhe si Deti i Japonisë.

”Autoritetet e Koresë së Jugut dhe të shërbimeve sekrete amerikane po analizojnë detajet për informacione shtesë”, thanë shefat e përbashkët në një deklaratë të cituar nga agjencia koreano-jugore e lajmeve Yonhap.

“Ushtria jonë mban një pozicion gatishmërie të plotë në bashkëpunim të ngushtë me SHBA”, tha JCS-ja.

Asnjë detaj tjetër nuk ishte i disponueshëm./ a.jor.

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.