Ballina Flash

Parashikimi i motit, e shtunë 4 shtator 2021

TIRANË, 4 shtator/ATSH/ Ditën e shtunë vendi ynë do të vijojë të jetë nën ndikimin e masave ajrore relativisht të paqëndrueshme.

Moti parashikohet me kthjellime dhe alternime vranësirash më të theksuara në pjesën qendër-jugore, të cilat në bregdetin jugperëndimor në mesditë do të shoqërohen me reshje shiu në formë shtrëngatash afatshkurtra.

Era do të fryjë me drejtim juglindje-veriperëndim me shpejtësi mesatare 1 deri 7 m/sek, hera-herës përgjatë vijës bregdetare era fiton shpejtësi deri në 10m/sek, shoqëruar me valëzim të forcës 2 deri në 3 ballë.

Temperaturat parashikohen:

QYTETET Temperaturat në °C Sigla
Shkodër 19/28 diell re
Kukës 13/24 diell re
Lezhë 20/28 diell re
Dibër 11/25 diell re
Durrës 19/27 diell re
Tiranë 18/29 diell re
Elbasan 15/30 diell re
Berat 13/30 diell re
Vlorë 19/28 diell re shi
Korcë 12/25 diell re
Gjirokastër 13/32 diell re
Sarandë 17/29 diell re
Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakRama në Otranto: Afganët 30 vite më parë ishim ne shqiptarët
Artikulli tjetërAXHENDA NDËRKOMBËTARE 04/9/2021