UELLINGTON, 3 shtator /ATSH-ANSA/ – Një akt “terrorist” i kryer nga një burrë ka ndodhur në një supermarket në Auckland, Zelanda e Re, i cili ka goditur me thikë gjashtë persona në orët e fundit, deklaroi kryeministrja e Zelandës së Re Jacinda Ardern.
Terroristi u qëllua nga policia dhe vdiq.
“Ajo që ndodhi sot ishte e neveritshme, e urryer, e gabuar”, nënvizoi kryeministrja, duke e përshkruar sulmuesin si një qytetar të Sri Lankës i cili mbërriti në Zelandën e Re në 2011.
Sulmi gjithashtu besohet se është frymëzuar nga Isis. /os/























