Ballina Flash

Tre më të mëdhenjtë e albanologjisë, pjesë e filatelisë

TIRANË, 1 shtator/ATSH/ Posta Shqiptare nderoi tre etërit e albanologjisë: Gustav Meyer, Holger Pedersen, Norbert Jokli, profilet e të cilëve tashmë janë në pullat postare.

Përmes një njoftimi për shtyp, Akademia e Shkencave thekson se “tezat themelore të albanologjisë së sotme mbështeten në veprat e këtyre dijetarëve”.

Këta albanologë janë vlerësuar edhe nga Akademia e Shkencave e Shqipërisë, emrat e të cilëve i mban çmimi i madh shkencor ndërkombëtar në albanologii “Trinia e Albanologjisë: Myjer, Pedersen, Jokli”.

Ky çmim jepet periodikisht, por jo më rrallë se një herë në katër vjet, për vepra me rëndësi madhore të realizuara nga albanologë të huaj, që përforcojnë tezat themelore të dijeve për gjuhën, lashtësinë, vazhdimësinë, identitetin, trashëgiminë kulturore materiale e shpirtërore dhe historinë e shqiptarëve.

Çmimi “Trinia e Albanologjisë: Myjer, Pedersen, Jokli” do të ndahet në nëntor me rastin e mbajtjes së Kuvendit Ndërkombëtar të Studimeve Albanologjike.

/j.p/r.e/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakCOVID-19 – Von der Leyen: BE ka arritur objektivin e imunizimit të plotë të 70 për qind të të rriturve
Artikulli tjetër“Balkan Film Food Festival” në Pogradec, në konkurrim 35 filma nga Ballkani