Ballina Uncategorized

Faton Abdullahu emërohet zëdhënës i PDK-së

PRISHTINË, 1 shtator /ATSH/ Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, ka bërë të ditur se sot e ka emëruar Faton Abdullahun, zëdhënës të PDK-së.

Kreu i PDK-së ka thënë se Fatoni i takon brezit të intelektualëve me traditë të thellë demokratike, i cili ka dhënë kontribut shoqëror e intelektual në disa rrafshe, duke shërbyer si një kritik objektiv e kompetent për zhvillimet socio politike në shoqërinë kosovare.

Deklarata e plotë e kryetarit të PDK-së, Memli Krasniqi:

Sot kam emëruar Faton Abdullahun, zëdhënës të Partisë Demokratike të Kosovës.

Fatoni i takon brezit të intelektualëve me traditë të thellë demokratike, i cili ka dhënë kontribut shoqëror e intelektual në disa rrafshe, duke shërbyer si një kritik objektiv e kompetent për zhvillimet socio politike në shoqërinë tonë.

Që prej ardhjes së tij në PDK, ai ka dhënë kontribut të çmuar në pikëpamje politike e tematike, ndërsa tani e tutje do jetë zë i PDK-së në qëndrimet tona publike.

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakOsmani në Forumin Ekonomik të Zvicrës flet për potencialin ekonomik të Kosovës
Artikulli tjetërKPK ndërpret procesin e rivlerësimit kalimtar për ish-prokurorin e Durrësit, Agron Gjana