Ballina Flash

Vdes bateristi i Rolling Stones, Charlie Watts

LONDËR, 24 gusht /ATSH-DPA/ – Bateristi i Rolling Stones, Charlie Watts, vdiq në moshën 80-vjeçare, konfirmoi sot grupi në faqen e tij në Facebook.

“Charlie ishte një bashkëshort, baba dhe gjysh i dashur dhe gjithashtu, si anëtar i Rolling Stones, një nga bateristët më të mëdhenj të brezit të tij”, lexohet në deklaratë.

Watts iu bashkua grupit menjëherë pas formimit të këtij të fundit në vitin 1962.

Megjithëse rrallë në qendër të vëmendjes, në krahasim me këngëtarin Mick Jagger ose kitaristin Keith Richards, ai mbeti për më shumë se gjysmë shekulli metronomi i patundur i grupit, një prani e qëndrueshme gjatë dekadave të prodhimit të muzikës nga grupi.

Watts njoftoi në fillim të këtij muaji se nuk do të merrte pjesë në turneun e ardhshëm të grupit “No Filter” në SHBA këtë vit, duke përmendur se po merrte veten nga një procedurë mjekësore e paspecifikuar./ /ervo/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakAmbasada e SHBA-së në Kosovë: Vaksina antiCOVID-19 nuk ka mikroçip
Artikulli tjetërDestinacioni i preferuar i turistëve, Rama publikon pamje nga Gjiri i Gramës