Ballina Bota

BM- Wallace: Zgjatja e evakuimit nga Kabuli është e pamundur

LONDËR, 24 gusht /ATSH-DPA/- Sekretari britanik i Mbrojtjes Ben Wallace deklaroi se nuk ka gjasa që operacioni i evakuimit nga aeroporti i Kabulit të zgjatet përtej afatit të 31 gushtit.

Kryeministri britanik Boris Johnson më vonë do të flasë me presidentin amerikan Joe Biden për këtë çështje në një takim urgjent të G7.

Wallace i tha transmetuesit Sky News se ai  mendon se nuk ka gjasa. Jo vetëm për shkak të asaj që thanë talebanët, por nëse shikoni deklaratat publike të Presidentit Biden, mendoj se nuk ka gjasa të ndodhë’’.

Në samitin e nesërm të G7, kryeministri britanik Boris Johnson do të bëjë ‘’presion’’ ndaj presidentit amerikan Joe Biden që të shtyjë tërheqjen e trupave amerikane nga Afganistani përtej 31 gushtit në mënyrë që evakuimet civile nga aeroporti i Kabulit të mund të vazhdojnë.

Kryeministri britanik, Boris Johnson deklaroi se është një iluzion të mendosh se vendi i tij mund të kishte parandaluar i vetëm kolapsin në Afganistan, pasi SHBA tërhoqi forcat e saj.

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakParku kombëtar Shebenik-Jabllanicë, destinacion turistik i fundjavës për adhuruesit e alpinizmit
Artikulli tjetërTUNIZ- Presidenti tunizian zgjat pezullimin e parlamentit