Ballina Flash

Kosovë, rreth 708 mijë vaksinime antikovid

PRISHTINË, 23 gusht/ATSH/ Në Kosovë vijon të rritet numri i rasteve aktive me COVID-19, si rrjedhim i shtimit të infektimeve të reja. Kështu, të dhënat zyrtare flasin për mbi 19 mijë raste aktive me COVID-19.

Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, njoftoi se në total numri i rasteve aktive është 19.695.

Në 24 orët e fundit janë dhënë 18.776 doza të vaksinës kundër COVID-19.

Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 707.793 doza të vaksinës. Deri më sot 236.405 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë.

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakUELLINGTON- Zelanda e Re sërish në lockdown pas rritjes së rasteve
Artikulli tjetërParku Arkeologjik i Bylisit, mbi 1000 m² mozaik të periudhës së Antikitetit të Vonë