Ballina Flash

Kosovë, qeveria merr vendim për strehimin e afganëve

PRISHTINË, 17 gusht/ATSH/ Qeveria e Kosovës në mbledhjen e sotme ka miratuar vendimin për ofrimin e mbrojtjes së përkohshme dhe të menjëhershme nga Republika e Kosovës, për qytetarët afganë, të cilët kanë qenë bashkëpunëtorë të qeverisë amerikane në Afganistan si dhe për familjarët e tyre.

Lajmi është bërë i ditur në rrjetet sociale nga ministri i Punëve të Brendshme Xhelal Sveçla, sipas të cilit ky vendim është një përpjekje e Kosovës të ofrojë ndihmën e saj duke respektuar parimet e së drejtës ndërkombëtare për ofrim të ndihmës kategorisë së personave të cilët gjenden apo mund të gjenden në rrezik, u janë shkelur të drejtat themelore për arsye të luftës dhe konfliktit në Afganistan.

“Ky vendim, i hap rrugë kësaj kategorie për një vend ku do të qëndrojnë përkohësisht, të sigurt, të gëzojnë të gjitha të drejtat themelore sipas legjislacionit tonë si dhe përkrahjen institucionale deri në krijimin e një zgjidhjeje afatgjate në Shtetet e Bashkuara të Amerikës”, shkruan Sveçla. /KosovaPress/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakSHBA – Biden: 500 milionë dollarë për refugjatët afganë
Artikulli tjetërFOTO/ “Liqeni i Zi” në Gramsh, destinacion për të kaluar fundjavën