Ballina Flash

WhatsApp ju lejon të transferoni biseda nga iPhone në Android

ROMË, 13 gusht /ATSH-ANSA/ – Transferimi i bisedës nga iPhone në Android mbërrin edhe në WhatsApp, ndërkohë që në të ardhmen do të jetë gjithashtu e mundur edhe anasjelltas.

Për momentin risia është në përputhje vetëm me telefonat e sapo prezantuar Samsung, tip Galaxy Z Fold3 dhe Z Flip3.

Gjatë javëve të ardhshme do të mbërrijë edhe në telefonat inteligjentë të tjerë të Samsung me Android 10.

Në një kohë të mëvonshme, të paspecifikuar, do të vihet në dispozicion për telefonat inteligjentë të markave të tjera dhe gjithashtu do të arrijë transferimi në drejtimin tjetër.

Për të bërë transferimin ju nevojitet një kabllo Lightning në USB-C dhe dy telefonat duhet të jenë të lidhur me njëri-tjetrin./ a.jor.

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakRikthehet South Outdoor Festival në Borsh
Artikulli tjetërZjarr në masivin pyjor të Tërbunit, të angazhuar 2 helikopterë