Ballina Flash

Programi “Global UGrad”, dy studentë shqiptarë ndjekin studimet në SHBA

TIRANË, 5 gusht/ATSH/ Dy studentë të tjerë shqiptarë janë bërë pjesëmarrësit më të rinj të programit të shkëmbimit “Global UGrad” të Ambasadës amerikane.

Zv/shefja e Marrëdhënieve me Publikun, Amanda Roberson dhe stafi i zyrës së Marrëdhënieve me Publikun zhvilluan një takim orientimi përpara nisjes me studentët Pjero Shestani dhe Geriola Hate, ndërsa ata përgatiten për të ndjekur studimet e tyre në universitetin mikpritës në Shtetet e Bashkuara.

Ish-pjesëmarrësit Gevio Tabaku dhe Servete Çeka, gjithashtu u bashkuan në këtë takim për të ndarë përvojat e tyre në programin “Global UGrad” në mësimin mbi shoqërinë, kulturën dhe institucionet akademike amerikane.

“Ne ju urojmë atyre suksese dhe mezi presim të ndajmë përvojat e tyre”, thuhet në njoftimin për shtyp të Ambasadës amerikane.

/r.e/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakCOVID-19 – EMA dhe ECDC: Ende të nevojshme maskat ​​dhe distancimi
Artikulli tjetërRrezikonte banesat, shuhet zjarri në fshatin Blliçe në Dibër