Ballina Flash

Medalja e dytë për Kosovën, Nora Gjakova kampione olimpike

PRISHTINË, 26 korrik/ATSH/- Xhudistja Nora Gjakova ka arritur t’i sigurojë Kosovës një tjetër medalje të artë në Lojërat Olimpike Tokio 2020.

Nora Gjakova në finale është ndeshur me xhudistën nga Franca, S.L. Cysique.

Në kategorinë -57 kg, xhudistja Gjakova ka mundur edhe japonezen Tsukasa Yoshida, Kaja Kajzer nga Sllovenia dhe holandezen, Sanne Verhagen.

Kjo është medalja e dytë e artë që ka siguruar Kosova në Lojëra Olimpike Tokio 2020, pas xhudistes Distria Krasniqi e cila siguroi medaljen e artë në kategorinë -48 kg.

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakBRUKSEL – Eurozona regjistron rritje në 100,5% të borxhit publik
Artikulli tjetërMuzikë pas orarit të përcaktuar, gjobë me 1 milion lekë për dy administratorë lokalesh