Kursi i këmbimit valutor i qëndrueshëm

TIRANË, 20 korrik /ATSH/ Kursi i këmbimit valutor paraqitet i qëndrueshëm në dy javët e para të korrikut.
Në tregun e këmbimit valutor vendas, leku ka nisur një cikël të stabilizimit, pas mbiçmimi ndaj euros dhe dollarit, që shënoi në muajin qershor, nga epërsia e menjëhershme e turizmit që solli rritje të ofertës valutore në treg.
Sipas kursit zyrtar të Bankës së Shqipërisë, euroja këmbehet sot me 122. 49 lekë ndaj 122.62 lekë që ishte në fillim të muajit korrik.
Dollari amerikan, këmbehet me 103.64 lekë, ndaj 103.44 lekëve që ishte në datën 1 korrik.
Ndërsa paundi britanik dhe franga zvicerane vijojnë të forcojnë pozitat në raport me monedhën vendase.
Sipas BSH-së, monedha britanike është forcuar me 0.86 lekë dhe ajo zvicerane me 1.03 lekë, 15-ditëshin e parë të korrikut.
/r.e/
Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.