BRUKSEL, 15 korrik /ATSH-ANSA/ – Microsoft ka prezantuar zyrtarisht Windows 365, shërbimin e ri që sjell përvojën e sistemeve operative Windows 10 dhe Windows 11.
Me produktet e familjes ”365”, qëllimi është të zhvendoset fuqia e qasjes në softuer drejt cloud, domethënë serverave dhe qendrave të të dhënave të Microsoft, sesa mbi potencialin aktual të pajisjes që përdoret për përmbajtjen e tyre.
Me Windows 365, idealisht çdo kompjuter ose faqe do të jetë në gjendje të ekzekutojë programet e gjeneratës së fundit, duke u mbështetur në harduerin e vet të referencës, por mbi të gjitha në inteligjencën e cloud të Microsoft.
“Ne po lindim një familje të re kompjuterësh duke u ofruar organizatave një fleksibilitet më të madh dhe një mënyrë të sigurt për të lejuar punonjësit të jenë më produktive, pavarësisht të pozitës së tyre gjeografike”, theksoi Satya Nadella, presidente dhe CEO e Microsoft. /os/





















