Ballina Flash

Një radar që monitoron gjumin e përdoruesit

ROMË, 14 korrik /ATSH-ANSA/ – Amazon mund të shtojë në funksionet e altoparlantit të saj inteligjent një radar që regjistron ritmin e gjumit të përdoruesit.

Sipas “Bloomberg”, kompania sapo ka marrë dritën jeshile për pajisjen e re nga Komisioni Federal i Komunikimeve.

Në kërkesën për autorizim, e datës 22 qershor, ekziston një përshkrim i pajisjes, që kap lëvizjet në tre dimensione dhe për këtë arsye mund të kuptojë nëse personi po fle.

I njëjti sistem bën të mundur kontrollimin e funksioneve të gjumit përmes gjesteve.

“Përdorimi i ndjesorit të radarit për të analizuar gjumin mund të përmirësojë menaxhimin e higjienës së gjumit, duke sjellë përfitime të konsiderueshme shëndetësore për shumë përdorues dhe duke u mundësuar atyre të njohin problemet e mundshme të lidhura me gjumin”, shpjegoi kompania.

Kjo veçori duket shumë e ngjashme me atë që Google paraqiti ​​në pajisjen e tyre Nest.

Edhe në këtë rast, në fakt, ritmi i gjumit monitorohet nga një radar./ /ervo/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakSiguria rrugore/ 1789 masa administrative dhe 17 drejtues mjetesh të arrestuar në 24 orët e fundit
Artikulli tjetërPunime për trafikndarëset në aksin Tiranë-Elbasan/ ARRSH: Janë marrë masat për të mos penguar trafikun