Ballina Flash

Ndryshimet klimatike problemi më urgjent në botë

BRUKSEL, 5 korrik /ATSH-MIA/ – Për qytetarët e Bashkimit Europian problem më serioz me të cilin po përballet bota ka të bëjë me ndryshimet klimatike.

Në veçanti, 93 % e të anketuarve e vlerësoi këtë problem “serioz”, kurse 78 % si “shumë serioz”.

Shumica dërrmuese e qytetarëve europianë (90%) presin që politikanët e tyre të marrin vendime konkrete për të zvogëluar emetimet e gazrave serrë, ndërsa 87% besojnë se BE duhet të vendosë synime ambicioze për përdorimin e energjisë së rinovueshme dhe përmirësimin e efikasitet energjitik.

Po sipas Eurobarometrit, 80% e europianëve besojnë se energjia e pastër duhet të marrë më shumë subvencione nga vendet./ /ervo/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakPolicia vijon kontrollet/ Arrestohen 9 drejtues mjetesh, masë administrative për 113 shoferë
Artikulli tjetërUlet me 66,0 % numri i azilkërkuesve në Shqipëri gjatë 2020