Ballina Aktualitet

Busti i Skënderbeut vendoset në parkun qendror të Budapestit

TIRANË, 5 korrik/ATSH/ Në parkun qendror të kryeqytetit hungarez, Budapestit, u vendos sot busti i Heroit Kombëtar të shqiptarëve, Gjergj Kastrioti Skënderbeu.

Kryeministri Edi Rama tha sot se kjo është dhuratë e Bashkisë së Tiranës për Bashkinë e Budapestit në shenjë të miqësisë mes dy heronjve tanë kombëtarë Gjergj Kastriotit dhe Janosh Huniadit.

“Busti i Heroit Kombëtar të shqiptarëve, Gjergj Kastrioti Skenderbeu në Budapest. Dhuratë e Bashkisë së Tiranës për Bashkinë e Budapestit në shenjë të miqësisë mes dy heronjve tanë kombëtarë Gjergj Kastriotit dhe Janosh Huniadit”, tha Rama.

Më herët, gjatë vizitës së tij në Hungari më 8 qershor, kryeministri Edi Rama i shoqëruar nga kryetari i bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, panë nga afër vendin ku do të vendoset busti i Skënderbeut, ku ishte vendosur ndërkohë piedestali./m.m/j.p/r.e/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakInvestimet italiane u rritën me 21 %, kryesojnë ato në sektorin bankar dhe atë të shërbimeve
Artikulli tjetërRritja e forcës goditëse dhe sigurisë në vend/ Ndryshime në nivel drejtues në strukturat vendore të Policisë së Shtetit