Ballina Flash

A mund të hani 76 hot-dog për… 10 minuta?

NJU JORK, 5 korrik /ATSH-ANSA/ – Një kampion amerikan në artin e gëlltitjes së hot-dog-ëve të nxehtë theu rekordin e tij duke përpirë 76 nga këto në 10 minuta gjatë një gare historike në Nju Jork, mbajtur çdo 4 korrik me rastin e Ditës amerikane të Pavarësisë .

Joey Chesnut, me nofkën ”nofullat”, fitoi garën për herë të 14-të duke mposhtur kundërshtarët e tij.

Chesnut arriti të hante 27 më shumë se nënkampioni, Geoffrey Esper dhe një më shumë sesa arriti të hante vitin e kaluar./ /os/

 

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakEURO 2020 – Chiesa: Skuadra po përfiton shumë nga përvoja e stafit teknik
Artikulli tjetërAlibeaj: Nga Habilajt te shoqëruesit e Tahirit, faktet vërtetojnë akuzat e PD