Ballina Flash

Cili është ndryshimi midis diabetit të tipit 1 dhe 2?

ROMË, 3 korrik /ATSH/ – Diabeti është një sëmundje kronike që karakterizohet nga prania e niveleve të larta të glukozës në gjak (hiperglicemia) dhe për shkak të një sasie ose funksioni të ndryshuar të insulinës, shkruan pazienti.it.

Insulina është hormoni i prodhuar nga pankreasi i cili lejon glukozën të hyjë në qeliza dhe përdorimin pasues të saj si burim energjie.

Kur ky mekanizëm ndryshohet, glukoza grumbullohet në qarkullimin e gjakut.

Le të shohim dy llojet e tij.

Diabeti tip 1 (DM1), quhet ndryshe diabeti i varur nga insulina ose diabeti i mitur, sepse fillimi i tij zakonisht është më i hershëm dhe ndodh kur pankreasi nuk është më në gjendje të prodhojë insulinë, kështu që pacienti është i detyruar ta marrë atë çdo ditë artificialisht.

Diabeti tip 2 (DM2), shumë i zakonshëm në mesin e pacientëve obezë, është forma më e shpeshtë e diabetit që zhvillohet në moshën e rritur dhe ndodh kur pankreasi prodhon insulinë që nuk është aktive në qeliza.

Dallimi kryesor midis dy formave të diabetit është kryesisht në faktin se pacientët me diabet të tipit 2 nuk janë të varur nga insulina, të paktën për një kohë të gjatë të sëmundjes së tyre./ /os/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakLumi i Shalës në liqenin e Komanit, parajsa turistike e Alpeve Shqiptare
Artikulli tjetërGjykata e Fierit sekuestron 3 llogari bankare të nënës së 30-vjeçarit të arrestuar në Greqi për trafik droge