Ballina Flash

TENIS – Federer sërish rekorde në Wimbledon

ZYRIH, 2 korrik /ATSH-DPA/ – Tenisti zviceran Roger Federer kaloi në raundin e tretë të Wimbledon në Londër me fitoren ndaj tenistit francez Richard Gasquet.

Kampioni i tetëfishtë i Wimbledon (39) regjistroi një fitore 7:6, 6:1 dhe 6:4 duke u bërë lojtari më i moshuar që kalon në raundin e tretë të këtij turneu tenisi.

Në ndeshjen e dytë, tenisti australian Nick Kyrgios mposhti tenistin italian Gianluca Magera me sete 7:6, 6:4 dhe 6:4, dhe gjithashtu kaloi në raundin e tretë.

Tenisti gjerman Alexander Zverev mundi tenistin amerikan Tennys Sandgren me sete 7:5, 6:2 dhe 6:3.

Elina Svitolina, një teniste nga Ukraina, i dha lamtumirën Wimbledon pasi humbi në raundin e dytë nga Magda Linette nga Polonia.

Linette fitoi me rezultatin 6:3 dhe 6:4 për të kaluar në raundin e tretë./ /os/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakNjë panda… ”arratiset” nga kopshti zoologjik!
Artikulli tjetërCOVID-19 – Portugalia rikthen shtetrrethimin në 45 komuna