TIRANË, 2 korrik /ATSH/ Norma e interesit të bonove të thesarit po qëndrojnë në nivele të ulëta.
Banka e Shqipërisë bën të ditur se, bonot me maturim 12-mujor u emetuan me një normë interesi mesatar prej 1.45 %, nga 1.46 % që ishte në ankandin e mëparshëm.
Në ankandin e kësaj jave, u shitën 8.2 miliardë lekë bono thesari.
Ministria e Financave parashikon të financojë rreth 91 miliardë lekë në tregun e brendshëm financiar për tremujorin e tretë të vitit. Sipas kalendarit të emetimeve, huamarrja do të shënojë një rritje të lehtë me rreth 1.3 % krahasuar me tremujorin e dytë të vitit. /j.p/r.e/






















