Ballina Flash

Studiuesit zbulojnë viktimën e parë të njohur të murtajës

UASHINGTON, 29 qershor /ATSH-AFP/ – Viktima e parë e njohur e murtajës me sa duket është një gjahtar, i cili jetoi 5 000 vjet më parë në Letoninë e sotme dhe që ishte bartës i baktereve që shkaktonin sëmundjen, zbuluan sot studiuesit.

Murtaja shkaktoi një shkatërrim mijëravjeçar të njerëzimit, duke zhdukur deri në gjysmën e popullsisë së Europës në shekullin XIV, gjatë Vdekjes së Zezë, por shkencëtarët kanë qenë prej kohësh në mëdyshje për origjinën dhe evolucionin e saj.

Njeriu në fjalë, i quajtur “RV 2039”, ishte në të njëzetat.

Skeleti i tij u gjet në fund të shekullit të XX, por më pas u zhduk dhe u rizbulua në 2011.

Mbetjet e tij tregojnë bakterin Yersinia pestis, sipas hulumtimit të botuar në revistën “Cell Reports”.

“Analizat e llojit që kemi identifikuar tregojnë se Yersinia pestis evoluoi më herët sesa mendonim”, tha Ben Krause-Kyora i Universitetit të Kiel në Gjermani.

“Gjetja e këtij bakteri ishte me të vërtetë një befasi”, shtoi Krause-Kyora.

Sipas ekspertëve, gjurmimi i historisë së Yersinia pestis mund të ndihmojë për të kuptuar se si vetë njeriu evoluoi për të mbrojtur veten./ /ervo/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakMenaxhimi i migracionit të parregullt/ Çuçi: Shqipëria, ndër vendet e rajonit me standardet më të larta
Artikulli tjetërMASR shpall thirrjen për anëtarë të bordeve të rekomandimit të literaturës artistike dhe shkencore për bibliotekat e shkollave