Ballina Flash

Mat/ Vijon aksioni për pastrimin e hapësirave publike

TIRANË, 28 qershor /ATSH – I. Vata/ Bashkia Mat vazhdon aksionin për pastrimin e hapësirave publike nga ndërtimet e paligjshme.

Lajmi bëhet i ditur nga kryetari i bashkisë Mat, Agron Malaj, i cili shprehet se aksioni sot ka nisur me prishjen e disa objekteve pranë shkollës “31 Korriku” në qytetin e Burrelit.

“Vijon aksioni i pastrimit të hapësirave publike. Nga aksioni i punimeve afër stadiumit dhe afër shkollës “31 Korriku”. Më shumë hapësira të gjelbra dhe për fëmijët”, shprehet ai

Aksioni i bashkisë Mat ka vijuar prej ditësh në të gjitha lagjet e qyteti të Burrelit dhe vazhdoi edhe sot për pastrimin dhe kthimin e hapësirave publike qytetarëve.

/a.a/r.e/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakFSHF mbështet futbollin edhe në zonat rurale, aktivitet me fëmijët e Divjakës
Artikulli tjetërLUKSEMBURG – Kryeministri Bettel rezulton pozitiv me Covid-19