TIRANË, 28 qershor /ATSH – I. Vata/ Shërbimet e Komisariatit të Policisë Pukë kanë finalizuar sot operacionin “Goska”, duke bërë të mundur arrestimin e 4 shtetasve për tentativë të kultivimit të bimëve narkotike.
“Si rezultat i kontrollit të territorit dhe informacioneve të marra në rrugë operative, shërbimet e Komisariatit të Policisë Pukë organizuan dhe finalizuan me sukses operacionin policor të koduar “Goska’, në kuadër të të cilit u kapën dhe u arrestuan në flagrancë shtetasit: H., 31 vjeç, A. L., 25 vjeç dhe J. H., 33 vjeç, të tre banues në Tiranë dhe M. F., 17 vjeç, banues në Kukës”, bëhet e ditur në njoftimin e Policisë.
“Këta shtetas, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, në vendin e quajtur “Përroi i Goskës”, në fshatin Lajthizë të Njësisë Administrative Qafë-Mali, kishin hapur një sipërfaqe toke në një zonë të pyllëzuar dhe kishin bërë gati kubikët me fidanë kanabis sativa për t’i kultivuar në tokë”, thuhet në njoftim.
Materialet procedurale i kaluan për veprime të mëtejshme, Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Pukë, për veprën penale “Kultivimi i bimëve narkotike” kryer në bashkëpunim.
/a.a/r.e/























