PRISHTINË, 23 qershor/ATSH/ Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, njoftoi për 18 raste të reja infektimesh gjatë 24 orëve të fundit.
“Numri i përgjithshëm i të shëruarve është 105.255. Në total numri i rasteve aktive është 165”, thuhet në njoftimin e MSh-së.
Ndërsa në 24 orët e fundit janë dhënë 6.595 doza të vaksinës kundër COVID-19.
Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 141.008 doza të vaksinës.
Deri më sot 20.701 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë. /KosovaPress/












