Ballina Flash

Parashikimi i motit, e hënë 21 qershor 2021

TIRANË, 21 qershor/ATSH/ Për ditën e hënë vendi ynë do të vijojë të ndikohet nga kushtet e qëndrueshme atmosferike falë vlerave të larta barike dhe masat ajrore të thata më origjinë nga Afrika e Veriut.

Në këtë mënyrë moti do të jetë i kthjellët por do të ketë edhe vranësira kalimtare nga orët e mesditës deri ato të pasdites.

Në relievet malore të vendit vranësirat hera-herës bëhen deri të dendura shoqëruar me reshje shiu në formën e shtrëngatave dhe rrebesheve afatshkurtër. Në zona të izoluara këto reshje do të shoqërohen edhe me breshër.

Era do të fryjë me drejtim jugperëndim-veriperëndim me shpejtësi mesatare 1-6m/s, dhe në bregdet deri në 8m/s shoqëruar me valëzim në dete të forcës 1 ballë.

Temperaturat parashikohen:

QYTETET Temperaturat në °C Sigla
Shkodër 20/35 Diell
Kukës 17/35 Diell re shi lokal
Lezhë 20/35 Diell
Dibër 15/33 Diell re shi lokal
Durrës 21/33 Diell
Tiranë 22/37 Diell
Elbasan 20/37 Diell pak re
Berat 18/37 Diell pak re
Vlorë 20/34 Diell
Korcë 15/31 Diell re shi lokal
Gjirokastër 16/37 Diell pak re
Sarandë 19/32 Diell

 

/j.p/

           

                          

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakPromovim ndërkombëtar turizmit në Pogradec/ Gjylameti: Sfida, numër rekord vizitorësh
Artikulli tjetërAXHENDA NDËRKOMBËTARE 21/6/2020