TIRANË, 15 qershor /ATSH – I. Vata/ Trupi gjykues i Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, i përbërë nga Rezarta Schuetz kryesuese, Sokol Çomo relator, Ardian Hajdari, Ina Rama, Natasha Mulaj anëtarë, shpalli vendimin për çështjen që lidhet me ankimin e subjektit të rivlerësimit Irma Balli, kundër vendimit të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit.
Në përfundim të gjykimit, trupi gjykues, bazuar në nenin 66, pika 1, shkronja “c” e ligjit nr. 84/2016, “Për rivlerësimin kalimtar të gjyqtarëve dhe prokurorëve në Republikën e Shqipërisë”, me shumicë votash, vendosi: Të prishë vendimin e Komisionit të Pavarur të Kualifikimit që i përket subjektit të rivlerësimit Irma Balli.
Të urdhërojë Komisionin e Pavarur të Kualifikimit të vazhdojë të kryejë procesin e rivlerësimit për subjektin e rivlerësimit Irma Balli, edhe për kriteret e kontrollit të figurës dhe të vlerësimit të aftësive profesionale. Ky vendim është përfundimtar dhe ka efekt të menjëhershëm.
Komisioni i Pavarur i Kualifikimit me 19.02.2019 vendosi shkarkimin nga detyra të subjektit të rivlerësimit, Irma Balli, me detyrë Prokurore/Drejtuese e Prokurorisë së Apelit Korçë.
/r.e/












