ROMË, 9 qershor /ATSH-ANSA/ – Administrata e Ushqimit dhe Barnave (FDA) ka hapur dritën jeshile për ilaçin ”Aducanumab” i cili kuron sëmundjen e Alzheimerit.
Lajmi vjen pas 20 vjet dështimesh kërkimesh në këtë fushë dhe sigurisht rrit shpresat e miliona pacientëve në të gjithë botën.
Sipas FDA, i cili në çdo rast kërkoi një test të ri klinik, terapia e zhvilluar nga kompania ”Biogen” ka potencialin të ngadalësojë sëmundjen.
Terapia konsiston në një injeksion intravenoz i cili në terapinë e Alzheimerit do të ndihmonte në ngadalësimin e rënies konjitive të pacientëve që janë në fazën fillestare të sëmundjes.
”Ky është trajtimi i parë që ndikon në rrjedhën dhe nuk është i kufizuar në sulmimin e simptomave të demencës. Ne jemi të vetëdijshëm për vëmendjen rreth këtij aprovimi’’, deklaroi Patrizia Cavazzoni, e cila kryeson FDA për Vlerësimin dhe Kërkimin e Barnave.
”Ne e dimë që terapia ka gjeneruar vëmendjen e shtypit, pacientëve dhe shumë palëve të interesuara. Terapia e Alzheimerit është shfaqur si ‘Grali i Shenjtë’ i mjekësisë në vitet e fundit”, shtoi ajo. /os/























