Ballina Flash

Një ilaç i ri përmirëson jetën e pacientëve me leucemi

ROMË, 9 qershor /ATSH-ANSA/ – Një ilaç i ri premton efekte pozitive dhe rritje të mbijetesës kundër leucemisë limfocitike kronike pa përkeqësuar sëmundjen.

Kjo është ajo që del nga rezultatet përfundimtare të fazës III të studimit Elevate-Rr që tregoi mbijetesë pa progresion dhe më pak ngjarje të fibrilacionit atrial me përdorimin e ilaçit acalabrutinib, e krahasuar me ilaçin aktualisht të përdorur Ibrutinib.

“Një nga pengesat kryesore për trajtimin e pacientëve me leucemi kronike limfocitike, pacientët të cilët diagnostikohen zakonisht pas moshës 70 vjeç dhe shpesh kanë një ose më shumë sëmundje bashkëshoqëruese, është gjetja e mundësive të trajtimit efektiv dhe të toleruar për menaxhimin afatgjatë të sëmundjes, pa pasur nevojë të ndërpritet rruga terapeutike”, shpjegoi Paolo Ghia, profesor i Onkologjisë Mjekësore në Universitetin Vita-Salute San Raffaele, Itali.

Rezultatet e studimit Elevate-Rr konfirmojnë potencialin e ilaçit acalabrutinib për sa i përket kontrollit të sëmundjes për pacientët me leucemi kronike limfatike, të cilët tashmë janë përballur me një linjë të parë të trajtimit.

Leucemia Limfocitike Kronike (CLL) është forma më e zakonshme e leucemisë te të rriturit, me rreth 191 000 raste të reja në të gjithë botën./ /ervo/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakMasat për sezonin turistik në Durrës/ Vijon puna për lirimin e hapësirave publike në plazhe
Artikulli tjetërGazheli, takim me përfaqësues të “Border Force International”/ Bashkëpunim në luftën ndaj trafiqeve të paligjshme