Ballina Bota

RIGA – Parlamenti leton miraton riorganizimin e qeverisë

RIGA, 4 qershor /ATSH-DPA/ – Parlamenti i Letonisë miratoi një riorganizim të kabinetit qeveritar dhe emërimin e katër ministrave të rinj: atij të brendshëm, të ekonomisë, të arsimit dhe të mirëqenies, pas një propozimi nga kryeministri Krisjanis Karins.

Masa pasoi një riorganizim të koalicionit qeverisës, që tani përfshin katër parti dhe grupime konservatore nga qendra politike.

Koalicioni nuk përfshin më partinë populiste KPV LV, tre postet ministrore të së cilës u rialokuan.

Ministri i arsimit, i kritikuar gjerësisht, gjithashtu u zëvendësua.

Pas riorganizimit të qeverisë, aleanca me katër parti e Karins tani mban vetëm 48 nga 100 vendet në Asamblenë Popullore, Saeima.

Në votimet për ministrat e rinj, ligjvënësit aktualë ose ish-KPV LV mbështetën masën dhe qeveria ndoshta mund të llogarisë mbështetjen e populistëve në të ardhmen./ /ervo/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakFacebook nën hetim nga KE
Artikulli tjetër“Fjalët e Mbrëmjes”/ Rama citon Immanuel Kant: Dy janë gjërat që mbushin mendjen: qiejt me yje mbi mua dhe ligji moral brenda meje