Ballina Ekonomi

Prodhimi ditor në kaskadën e Drinit llogaritet 21 740 MWh, prurjet 310 m3/s

TIRANË, 4 qershor /ATSH/ Korporata Elektroenergjetike Shqiptare (KESH) informoi sot se prurjet në kaskadën e Drinit llogariten rreth 310 m3/s, ndërsa prodhimi maksimal i energjisë elektrike është 21 740 MWh.

“Prurjet natyrore në Kaskadë janë 420 m3/s. Niveli i liqenit të HEC-it të Fierzës është 296.24 m, ndërsa kuota maksimale është 296 m. Niveli i liqenit të HEC-it të Komanit është 172.27 m, ndërsa kuota maksimale është 175.5 m. Niveli i liqenit në HEC-in e Vaut të Dejës është 73.81 m, ndërsa kuota maksimale është 76 m”, bën të ditur KESH.

Sipas të dhënave të publikuara në mesditën e së premtes nga KESH, prodhimi ditor në  HEC-in e Fierzës është 8590 MWh, në Koman 8830 MWh dhe në Vaun e Dejës 4320 MWh.

/e.xh/j.p/r.e/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakKurbin dhe Sarandë/ Goditen dy raste të tentativës për kultivim të kanabisit, arrestohen 3 shtetas
Artikulli tjetërKursi i këmbimit/ Forcohet dollari, euroja e qëndrueshme në raport me lekun