Ballina Flash

”Zoom” trefishon të ardhurat

BERLIN, 2 qershor /ATSH-DPA/ – Kompania ”Zoom” është ende duke përfituar jashtëzakonisht nga tranzicioni i shkaktuar nga pandemia, me gati trefishimin e të ardhurave në tremujorin e fundit.

Shërbimi video-konferencë raportoi një rritje prej 191% në të ardhura në 956,2 milionë dollarë në tremujorin e parë fiskal të vitit, i cili përfundoi në fund të prillit.

”Fitimet u rritën në 227,4 milionë dollarë nga 27 milionë dollarë një vit më parë”, njoftoi ”Zoom” pasi u mbylli të martën tregun e aksioneve në SHBA.

Të dhënat tejkaluan lehtësisht pritjet e analistëve.

Zoom po përgatitet gjithashtu për kthimin në zyra.

Planet e CEO Eric Yuan përfshijnë pozicionimin e ”Zoom” për përdorim në ndërmarrje si një shërbim telefonik dhe platformë video konferencë. /os/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakRezerva valutore u rrit në 4 miliardë euro në fund të prillit 2021
Artikulli tjetërCOVID-19 – Melburni ende në lockdown edhe për një javë