SEUL, 1 qershor /ATSH-DPA/ – Koreja e Jugut paraqiti për herë të parë variantin e plotë të testimit të një rakete hapësinore të zhvilluar brenda vendit.
“I ashtuquajtur variant-provë i mjetit të lëshimit të quajtur Nuri u zhvendos në platformën e nisjes së Qendrës Hapësinore Naro në Goheung në jug të vendit për qëllime testimi dhe u ngrit atje”, raportoi agjencia kombëtare e lajmeve Yonhap.
Në tetor të këtij viti, një raketë Nuri do të dërgojë një satelit në hapësirë nga Goheung.
Raketa po zhvillohet nga Instituti korean i Kërkimit Hapësinor.
Sipas specifikimeve të tij, raketa mund të mbajë një satelit prej 1,5 tonësh në orbitën e ulët të Tokës, 600 deri 800 kilometra mbi sipërfaqen e saj.
Si pjesë e programit të saj ambicioz hapësinor, Koreja e Jugut po zhvillon automjetet e saj të lëshimit në mënyrë që të jetë në gjendje të luajë një rol në biznesin e transportimit të satelitëve./ /ervo/





















