Ballina Flash

Amazon blen MGM për 8,45 miliardë dollarë

UASHINGTON, 26 maj /ATSH-AFP/ – Amazon do të blejë studion hollivudiane MGM, që qëndron prapa suksesit të James Bond, për 8,45 miliardë dollarë, njoftoi sot gjiganti amerikan i tregtisë në internet duke theksuar se do të ruante trashëgiminë dhe katalogun e filmave të studios.

“Të dy palët kanë arritur një marrëveshje përfundimtare të bashkimit nën të cilën Amazon do të blejë MGM për një çmim prej 8,45 miliardë dollarësh”, theksoi Amazon.

“MGM ka gati një shekull histori kinematografike dhe kompleton punën e Amazon Studios, që është kryesisht e përqendruar në prodhimin e programeve të shfaqjeve televizive”, shtoi ai./ /ec/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakOsmani takim me Mizutani, kërkon ndihmën e Japonisë për tejkalimin e pandemisë
Artikulli tjetërTURQI – Erdogan: Rritja ekonomike në 2021 shumë më e lartë nga parashikimet