BARCELONË, 26 maj /ATSH-AA/ – Ish-portieri i Barcelonës Francesc Arnau ndërroi jetë në moshën 46-vjeçare, njoftoi klubi spanjoll i futbollit.
“Me pikëllim të thellë morëm lajmin për vdekjen e Francesc Arnau-t (1975), i cili u bashkua me FC Barcelonën në nivelin e të rinjve dhe u bë portier i ekipit të parë midis viteve 1998 dhe 2001. Ai ishte së fundmi drejtori sportiv në Real Oviedo. Pusho në paqe”, tha Barcelona në Twitter.
Shkaku i vdekjes së tij ende nuk dihet.
Arnau bëri debutimin e tij për ekipin e parë të Barcelonës në ndeshjen e kampionati kundër Atletico Madridit në ”Camp Nou” më 9 nëntor 1996, kur ai ishte ende një lojtar i kategorisë B të Barcelonës, që atëherë luante në Divizionin e Dytë A.
Ai e ndihmoi ekipin e tij të merrte titullin e La Ligas në vitin 1999./ /os/






















