NJU JORK, 18 maj /ATSH-AFP/ – Në moshën 50-vjeçare, modelja britanike Naomi Campbell ka shkaktuar sot një surprizë të këndshme në rrjetet sociale duke zbuluar lindjen e fëmijës së saj të parë, një vajzë.
“Një mrekulli e vogël e bukur më zgjodhi të jem nëna e saj. Jam shumë e nderuar që kam këtë shpirt të ëmbël në jetën time”, shkroi supermodelja në një postim në Instagram, duke shfaqur një foto të këmbëve të foshnjës së saj.
“Nuk ka fjalë për të përshkruar këtë lidhje të palëkundur që unë tani ndaj me ty engjëlli im”, vazhdoi Campbell, e cila është gati të festojë ditëlindjen e saj të 51-të pas disa ditësh.
Modelja nuk dha detaje të tjera, përfshirë emrin e fëmijës së saj, datën ose rrethanat e lindjes së saj.
Naomi Campbell u bë me famë në vitet 90.
Ajo është e vetmja supermodele zezake me nivel ndërkombëtar./ /ervo/























