Ballina Flash

FUTBOLL – Arsenal refuzon ofertën e Daniel Ek për blerjen e klubit

LONDËR, 17 maj /ATSH-AA/ – Themeluesi dhe udhëheqësi i kompanisë suedeze Sportify, Daniel Ek, njoftoi se klubi i Arsenalit refuzoi ofertën e tij për të blerë klubin e futbollit.

Ek në mediat sociale tha se ai dërgoi një ofertë për të blerë Arsenalin në fillim të kësaj jave, por që familja amerikane Kroenke, si pronari aktual i klubit, refuzoi kërkesën e tij.

“Më thanë se nuk kishin nevojë për para”, theksoi Ek.

Duke theksuar se respekton vendimin e pronarëve aktualë të Arsenalit, Ek tha se ai është ende i interesuar të blejë klubin londinez në rast se pala tjetër ndryshon mendje.

Mediat britanike më parë shkruanin se Ek dëshiron të blejë Arsenalin, vlera e të cilit vlerësohet në 2,3 miliardë euro.

Pretendohet se ish-yjet e Arsenalit Thierry Henry, Dennis Bergkamp dhe Patrick Vieira kanë mbështeur planin e Ek.  /os/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakRuçi uron kryeparlamentaren norvegjeze për Ditën e Kushtetutës
Artikulli tjetërZbulohen 50 gjene të reja që përcaktojnë ngjyrën e syve