Ballina Flash

Edhe eBay në tregun e NFT

ROMË, 15 maj /ATSH-ANSA/ – Edhe eBay tashmë ka hyrë në tregun NFT, me shitjen e drejtpërdrejtë dhe në ankand të sendeve dixhitale të koleksionueshme, që shoqërohet nga një vërtetim i bazuar në transaksione me kriptomonedha të vërtetësisë dhe joriprodhueshmërisë, njoftoi sot ekzekutiv i kompanisë, Jordan Sweetnam.

Kjo është hera e parë që një platformë e tregtisë elektronike hyn në sektorin e NFT (Non Fungible Token).

Si me çdo produkt tjetër në eBay, të gjithë do të kenë mundësinë të fitojnë një objekt virtual me vlerë, që, edhe pse mund të shijohet nga të tjerët, i përket ekskluzivisht një pronari të vetëm.

“Ky është vetëm fillimi. Prisni të shihni programe, politika dhe mjete që do të lejojnë publikun tonë të blejë dhe shesë NFT më lehtë dhe në mënyrë më të sigurt, në një gamë më të gjerë kategorish”, shkruan eBay në njoftimin e tij zyrtar.

Ndërkohë, Christie’s, shtëpia më e madhe e ankandeve në botë, shiti një koleksion prej nëntë CryptoPunks për 16,9 milionë dollarë, një projekt i krijuar nga Larva Labs në 2017 dhe ku secili imazh është 24×24 piksel i madh dhe i krijuar përmes algoritmeve./ /ervo/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakBashkia e Përmetit hedh poshtë akuzat për shtim të numrit të të punësuarve në prag të zgjedhjeve
Artikulli tjetërPamje spektakolare nga “Defender Europe 2021”/ Polumbarët amerikanë e shqiptarë zhytje në Gjirin e Dukatit