Ballina Flash

Posta britanike emeton pulla në kujtim të princit Philip

LONDËR, 13 maj /ATSH-PA Media-DPA/ – Katër pulla të reja u emetuan nga British Royal Mail në kujtim të princit Philip, dukës së Edimburgut.

Imazhet bardh e zi tregojnë bashkëshortin e Elizabeth II, i cili vdiq muajin e kaluar në moshën 99-vjeçare.

I pari, një portret i dukës si i ri, u mor nga fotografi Baron, ndërsa i dyti është ajo e Philipit që ndiqte praninë e djalit të tij Andrew, dukës së Jorkut, në Kolegjin Detar Dartmouth në Devon.

Një tjetër pullë është e Philip në Royal Windsor Horse Show, ndërsa imazhi i fundit është një portret i realizuar nga fotografi Terry O’Neill.

Të katër pullat paraqiten në një fletë miniaturë me një kosto prej 6,65 paund (rreth 9,27 dollarë).

Ato do të jenë në shitje nga 24 qershori./ a.jor.

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakRindërtimi/ Miratohen mbi 326 milionë lekë për rikonstruksionin e pallateve në bashkinë Mirditë
Artikulli tjetërTatimi mbi fitimin/ Braçe: Duhet tatim progresiv edhe për të ardhurat nga aksionet, qiratë, pronat