Ballina Flash

“Washington Post” për herë të parë me një drejtuese

NJU JORK, 11 maj /ATSH-ANSA/- Për herë të parë në historinë 144-vjeçare të “Washington Post”, një grua është zgjedhur të drejtojë gazetën.

Sally Buzbee i “Associated Press” mori detyrën nga Martin Baron, i cili doli në pension në fund të shkurtit.

Buzbee, aktualisht kreu ekzekutiv dhe zëvendësspresidente e AP, do të marrë drejtimin e një zyre editoriale prej një mijë personash në qershor.

Emërimi u bashkohet emërimeve e fundit të grave që kanë marrë drejtimin e gazetave prestigjioze, përfshirë një muaj më parë italianen Alessandra Galloni, gruaja e parë që drejton “Reuters”./ /ervo/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakRama publikon videon: Pasdite nga Mali i Krujës
Artikulli tjetërITALI – Roma thirrje BE-së të zhvendosë migrantët