NJU JORK, 2 maj /ATSH-DPA/ – Verizon Communications Inc (VZ) po planifikon të heqë dorë nga pasuritë e saj të medieve dixhitale, përfshirë Yahoo dhe AOL, si pjesë e planit të gjigantit të telekomunikacionit për të dalë nga investimet e tij në mediet dixhitale.
Sipas burimeve, marrëveshja mund të jetë me vlerë 4-5 miliardë dollarë dhe mund të përfshijë firmën e kapitalit privat “Apollo Global Management Inc”.
Verizon e bleu AOL në 2015 dhe Yahoo në 2017 për një shumë prej më shumë se 9 miliardë dollarë, pasi donte të linte gjurmët e saj në tregun gjithnjë e më në rritje të medieve në internet.
Për më tepër, fakti që shumë persona kishin llogaritë e tyre në këto dy faqe në internet, gjithashtu, tërhoqi investimin e Verizon.
Në vitin 2020, segmenti mediatik dixhital i Verizon, përfshirë Yahoo Finance, Yahoo Mail dhe faqet e lajmeve, si TechCrunch, Engadget, sollën të ardhura prej 7 miliardë dollarësh, me rënie 5,6 % nga viti i kaluar.
Kjo ishte kryesisht për shkak të një rënie të shpejtë të të ardhurave nga reklamat në gjysmën e parë të vitit për shkak të pandemisë COVID-19.
Në gjysmën e fundit të vitit, segmenti i medias dixhitale pa një rritje prej 10 % të të ardhurave në T1, në 1,9 miliardë dollarë.
Në vitin 2021, kompania ka premtuar rreth 53 miliardë dollarë për të blerë licenca spektri për të mbështetur rrjetin e saj pa tel 5G./ /ervo/












