Ballina Flash

Vdes Michael Collins, astronauti i misionit Apollo 11

UASHINGTON, 28 prill /ATSH-AFP/ – Astronauti amerikan Michael Collins, një anëtar i Apollo 11, misioni i parë me njerëz në Hënë, vdiq sot në moshën 90-vjeçare, njoftoi familja e tij në një deklaratë.

Një pilot i modulit të komandës dhe shërbimit, ai qëndroi në orbitë, ndërsa astronautët e tjerë të misionit Apollo 11, Neil Armstrong dhe Buzz Aldrin, u bënë njerëzit e parë që ecën në Hënë.

Pavarësisht moshës së tij të madhe, Collins mbeti vitet e fundit më aktivi nga veteranët e Apollo 11 dhe më poeti ndër ta, kur përmend kujtimet e tij për Hënën.

“Kur u larguam dhe e pamë, oh, çfarë rruzulli imponues”, tregoi ai në 2019 në Uashington.

“Dielli ishte pas saj, kështu që ajo u ndriçua me një rreth të artë, që i bënte krateret me të vërtetë të çuditshëm, për shkak të kontrastit midis të bardhës më të bardhë dhe të zezës më të zezë”.

“Sado e shkëlqyer dhe mbresëlënëse që ishte, nuk ishte asgjë në krahasim me atë që pamë në dritaren tjetër. Atje ndodhej një bizele në madhësinë e gishtit të madh, një gjë e vogël e bukur, e vendosur në të kadifenjtën e zezë të pjesës tjetër të universit”, shtoi ai.

“Unë i thashë qendrës së kontrollit: Hjuston, unë e shoh botën në dritaren time”.

I lindur më 31 tetor 1930 në Romë, Michael Collins u bë një pilot provash për Ushtrinë Amerikane.

I vetmi anëtar i ekuipazhit të Apollo 11 që nuk eci në satelitin e Tokës, ai shprehet se nuk mbajti ndonjë mëri./ /ervo/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakVaksinimi masiv antikovid/ Kryhen 433 628 vaksinime që nga nisja e fushatës kombëtare të vaksinimit
Artikulli tjetërDenoncimet e emisioneve “Stop” dhe “Fiks Fare” për blerje votash nga LSI në Tiranë dhe Lezhë