TIRANË, 26 prill /ATSH/ Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka publikuar të dhënat nga numërimi i 3 qendrave të votimit në qarkun e Fierit nga 580 qendra votimi gjithsej në këtë qark për zgjedhjet e 25 prillit.
Nga numërimi i këtyre 3 qendrave të votimit në Fier, rezulton se PS ka marrë 687 vota, PD-AN 453 vota, LSI 58 vota, PSD 9 vota, NTH 7 vota, ADR 3 vota, BD 2 vota, ABEOK 1 votë, LRE 1 votë. /j.p/























